Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, feston sot (e premte) ditëlindjen e tij të 34-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Mirëpo, një nga urimet më të veçanta në 34-vjetorin e lindjes, rep-artisti e ka marrë nga e dashura e tij, Sara Hoxha.
Kjo e fundit ka publikuar në rrjetin social Instagram, të realizuara gjatë pushimeve të fundit në jug të Shqipërisë, ku shihen dyshja duke shkëmbyer një puthje pasionante mes vete.
Në mbishkrimin e imazhit, Sara shkruan se kjo është një ga ditët më të veçanta për, që ka nderin ta ndajë bashkë me Ledrin.
“Kjo ishte një nga ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndajë me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo. Gëzuar ditëlindjen njeriut që dua ta mbaj përgjithmonë në zemrën time”, ka shkruar Sara në Instagram.
Ndërkohë, të shumta kanë qenë edhe urimet e fansave në hapësirë për komente. /Telegrafi/