Site icon Telegrafi

Sara Karaj për Bardhin: Po ul shumë vlera, nuk duhet ta mbështesë Sarën

Sara Karaj ka komentuar së fundmi lojën e banorit të Big Brother VIP, Bardhit.

Kjo për shkak të lidhjes që ai po shijon me konkurrenten e këtij formati, Sara Gjordenin.

Modelja e njohur thotë se po humb shumë vlera pasi nuk duhet ta mbështesë në këtë formë.

Foto: Screenshot/Instagram

Mes tjerash, Sara thotë se një partner i mirë do i tregonte që këto gjëra nuk shkojnë.

Lexo po ashtu I mbyll derën e tualetit dhe e shtyen - sherr mes Sarës dhe Françeskës në Big Brother

“Më duket sikur po humb shumë vlera Bardhi sepse e kam parë që ai e mbron në çdo rast, edhe kur e ka gabim”, u shpreh ajo.

Foto: Screenshot/Instagram

Biondja theksoi: “Në vend se ta merrte anash, si një partner i mirë, ai nuk duhet t’i mbështesë ato gjëra”.

Biseda e Sarës me Rozën u bë pas sherrit të mbrëmjes së djeshme, ku Gjordeni u përfshi me Françeska Muratin. /Telegrafi/

Exit mobile version