Sara Kapo ka qenë ftuar në Thumb ku ka treguar disa detaje për jetën e saj private, madje duke zbuluar se ka tradhtuar.
Modelja atraktive gjithnjë është siguruar të tërheqë vëmendjen me prezencën e saj nëpër media.
Tash, ajo ka zbuluar detaje nga jeta private, duke pranuar se madje ka kërkuar falje pas tradhtisë.
“Kam tradhëtuar dhe jam ndjerë shumë keq madje kam shkuar i kam thënë më fal, e di që nuk është e lehtë të falësh një tradhëti, por që herën e parë që e kam bërë nuk e kam bërë më se e kam më të rëndësishme të kem ndërgjejgjien time të pastër sesa një qejf të momentit”, është shprehur ajo.
Më tej ka rrëfyer dhe një rast kur partneri i saj e ka tradhëtuar me një tjetër dhe ka ironizuar faktin se si ai i ka kërkuar falje.
“Më kanë tradhëtuar, nuk është e bukur, por kthehen më pas”.
“Më fal më fal vijnë të qajnë poshtë pallatit e kështu gjërash”, ka thënë Sara duke qeshur.