Telegrafi

Sara Hoxha – Vula fiton ‘Dancing With The Stars Albania’

Influencuesja e rrjeteve sociale, Sara Hoxha, është shpallur fituese e spektaklit të vallëzimit, ‘Dancing With The Stars Albania’.

Ajo dhe balerini Luixhino Hala kanë triumfuar në spektaklin maratonik 13 javësh, pas performancave të ndryshme nga java në javë.

Juria në përbërje të: Kledi Kadiut, Armand Pezës, Dalina Buzit dhe Valbona Selimllarit i vlerësuan me pikë të barabarta çiftet: Sara Hoxha dhe Luxhino dhe Elhaida Dani dhe Lediani.

Foto: Top Channel/YouTube

Mirëpo ishin votat e publikut, ato të cilat përmbytën rezultatin, duke e bërë kështu bashkëshorten e Ledri VUlës fituese të edicionit të këtij viti.

Pjesë e finales ishin edhe influencuesja Megi Pojani me balerinin Jurgen Balaj dhe këngëtari Ardit Çuni me balerinën Jora Hodo.

Prezent në sallën e vallëzimit ishin edhe burri i Sarës, reperi Ledri Vula, dhe nëna e tij, producentja dhe tekstshkruesja Xheraldina VUla – Xheri.

Fituesit Sara dhe Juxhino përveç kupës së DWS, janë shpërblyer edhe me një shumë prej 50 mijë eurosh. /Telegrafi/