Telegrafi

Sara Hoxha vishet me rrobat e Ledrit: Vetëm këpucët nuk janë të tij

Sara Hoxha (Foto: Instagram/sarahoxha)

Blogerja dhe njëherësh e dashura e Ledri Vulës, Sara Hoxha është bërë ndër më të popullarizuara kohëve të fundit.

Bukuroshja brune është në pritje të ëmbël, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo ka mbushur rrjetet sociale me imazhe të ndryshme.

Në imazhet e fundit ajo më shumë ka theksuar barkun e rrumbullakosur, të cilat po marrin pëlqime të shumta.

Kësaj here, në një postim në rrjetin social Instagram, Sara është shfaqur e veshur me rrobat e partnerit të saj.

E veshur me një këmishë të zezë dhe pantallona të bardha, ajo ka përmendur se vetëm këpucët janë të saj.

“Vetëm këpucët nuk janë të tij, ka qenë me të vërtetë shpëtim për mua”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Përndryshe, Sara dhe Ledri në korrik të këtij viti zbuluan se së shpejti do vijë në jetë vajza e tyre. /Telegrafi/