Telegrafi

Sara Hoxha vazhdon me imazhet atraktive ku tregon barkun e rrumbullakosur

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë ndër personat më të përfolur në rrjet.

Ajo është bërë edhe më e popullarizuar nga lidhja e saj me reperin shqiptar, Ledri Vula, të cilët së shpejti do të bëhen prindër.

Këtë e kanë bërë të ditur vetë dyshja, përmes një videoje të ndarë në rrjete sociale, teksa zbuluan se janë në pritje të një vajze.

(Foto: Instagram)

Që nga atëherë, Sara nuk ka reshtur së publikuari imazhe atraktive, ku në fokus po vë barkun e rrumbullakosur.

Kështu ka bërë edhe herën e fundit në rrjetin social Instagram, ndërsa shfaqej e veshur me një fustan rozë.

Krejt kësaj dukje ajo i ka shtuar makijazh të rëndë, kurse flokët e drejta i ka lënë të lira mbi supe.

Vlen të përmendet se ajo është duke punuar tej mase në profesionin e saj, duke u bërë imazh i brendeve të njohura. /Telegrafi/