Telegrafi

Sara Hoxha tregon momentin kur Ledri kuptoi se do bëhet prind

Ledri Vula dhe Sara Hoxha Foto: Instagram/sarahoxha

Blogerja e njohur, Sara Hoxha dhe Ledri Vula, së shpejti do të jenë prindër të një vajze.

Të gjithë e kuptuan lajmin e lumtur, por deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka ndarë momentet kur kuptuan se do kenë atë epitet.

Sara në një postim në rrjetin social Instagram ka ftuar fansat ta pyesin, ku pati prej atyre nga më të ndryshmet.

(Foto: Instastory)

Një fans e pyeti se si i kishte treguar se është shtatzënë, teksa Sara rrëfeu se nuk ishte ashtu siç e ka paramenduar.

“Jo ashtu siç kam menduar gjithmonë që do të ndodhte. Isha në Gjermani kur e kuptova dhe më duhej ta bëja përmes telefonit në kamerë”, është përgjigjur ajo.

(Foto: Instagram)

Vlen të përmendet se mbështetësit e dyshes mezi po presin lajmin e lindjes së fëmijës së tyre. /Telegrafi/