Telegrafi

Sara Hoxha thekson barkun e rrumbullakosur, ndërsa pozon afër Ledrit

Sara Hoxha (Foto: Instagram/sarahoxha)

Blogerja e njohur, Sara Hoxha së bashku me Ledri Vulën, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Një gjë e tillë është bërë e ditur përmes rrjeteve sociale, ndërsa kanë zbuluar se mezi presin të vijë në jetë vajza e tyre.

Pas kumtimit të lajmit, Sara po vazhdon me postime nga jeta e përditshme, ku edhe po shfaq barkun e rrumbullakosur.

(Foto: Instastory)

Të njëjtën e ka bërë edhe në një postim në rrjetin social Instagram, ndërsa është parë nën shoqërinë e rep-artistit Ledri Vula.

Lexo po ashtu Sara Hoxha me poza atraktive nga makina luksoze: Unë vozis kur ai ngre dolli, por prapë se prapë duhet të më bëjë fotografi

Fotografitë e ndara nga dyshes tregojnë se janë duke vazhduar pushimet nga vende të ndryshme luksoze.

Përpos kësaj, në një fotografi tjerët të publikuar, Sara shihet e veshur plot stil, ku nuk ka kursyer as ekspozimin e gjoksit.

Ndërsa po presin fëmijën e tyre të parë, çifti i estradës shqiptare po shijojnë stinën e verës dhe udhëtimet së bashku. /Telegrafi/