Blogerja e njohur shqiptare, Sara Hoxha, është tejet e komentuar në rrjet.
Kjo pasi ajo është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune ka ndarë një imazh paksa provokues.
Sara zgjodhi të relaksojë veten në një vaskë plot shkumë, ku vinte në pah këmbët e formësuara.
“Po kaloj mirë”, ka shkruar ajo në mbishkrim.
Përndryshe, partnerja e reperit është bërë tejet aktive në rrjete sociale, ndërsa vazhdimisht sjell imazhe nga përditshmëria. /Telegrafi/