Telegrafi

Sara Hoxha publikon imazhe nga pushimet me Ledri Vulën

Sara Hoxha (Foto: Instagram/sarahoxha)

Kohë ma parë është spekuluar se blogerja Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë filluar romancën e tyre.

Deri kohët e fundit dyshja nuk ishin deklaruar rreth këtyre spekulimeve, deri në momentin kur hapin e parë bëri reperi i njohur i skenës sonë.

Ai këtë e kishte bërë publike përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke ndarë një fotografi ku shihej i përqafuar me të dashurën e tij.

(Foto: Instastory/sarahoxha)

Kësaj radhe, ishte Sara ajo e cila vendosi të publikojë disa imazhe nga pushimet, të cilat po i kalon me yllin e hip-hopit.

Lexo po ashtu Ledri Vula publikon fotografi me të dashurën e tij

Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ndërsa në njërën prej tyre duket edhe Ledri.

(Foto: Instastory/sarahoxha)

Ndërkaq, dyshja thuhet se janë në lidhje dashurie qe një kohë të gjatë, por nuk e kanë bërë publike për fansat e tyre. /Telegrafi/

(Foto: Instastory/sarahoxha)