Kohë ma parë është spekuluar se blogerja Sara Hoxha dhe Ledri Vula kanë filluar romancën e tyre.
Deri kohët e fundit dyshja nuk ishin deklaruar rreth këtyre spekulimeve, deri në momentin kur hapin e parë bëri reperi i njohur i skenës sonë.
Ai këtë e kishte bërë publike përmes një postimi në rrjetin social Instagram, duke ndarë një fotografi ku shihej i përqafuar me të dashurën e tij.
Kësaj radhe, ishte Sara ajo e cila vendosi të publikojë disa imazhe nga pushimet, të cilat po i kalon me yllin e hip-hopit.
Përmes rrjetit social Instagram, ajo ka publikuar disa fotografi, ndërsa në njërën prej tyre duket edhe Ledri.
Ndërkaq, dyshja thuhet se janë në lidhje dashurie qe një kohë të gjatë, por nuk e kanë bërë publike për fansat e tyre. /Telegrafi/