Gjatë ditës së djeshme (e premte) në rrjet ka qarkulluar një imazh provokues, i ndarë nga rep-artisti Ledri Vula.
Në të paraqitej ai dhe një vajzë shtatzënë, të cilën në pjesën e sipërme nuk mbanin asgjë të veshur.
I njëjti postim ishte paralajmërim për këngën e re, “Si Baba”, e cila do të publikohet sot nga reperi shqiptar.
Si duket, në imazh nuk është partnerja e tij Sara, pasi kjo e fundit është duke hamendësuar se kush mund të jetë vajza misterioze.
“Po mendoj, me kë mund të ketë dal Ledri tek postimi i fundit që bëri dje”, ka shkruar ajo në përshkrimin e imazhit.
Pas këtij mesazhi, fansat menjëherë kanë filluar të aludojnë se ndoshta Sara nuk është në të vërtetë në fotografi.
Sidoqoftë kësaj, kënga e cila i kushtohet epiteti prindëror që do e ketë, mezi po pritet të lansohet nga admiruesit e muzikës së tij. /Telegrafi/