Telegrafi

Sara Hoxha nostalgjike për kohët e vjetra me Ledrin

Sara Hoxha dhe Ledri Vula Foto: Instagram/sarahoxha

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë temë kohëve të fundit në faqet rozë.

Bukuroshja brune është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula.

Derisa po shijojnë pritjen, Sara ka zgjedhur që në rrjetin social Instagram të ndajë disa imazhe të papublikuara më parë.

Foto: Instagram

Fotografia shihet që është shkrehur në stinën e verës, teksa shiheshin të veshur me plot stil.

“Nostalgjik, pasi në këtë kohë të pritjes nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Foto: Instagram

Ndërkohë, postimi i saj mori mijëra komente e pëlqime nga fansa, kolegë dhe familjarë të saj. /Telegrafi/