Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është bërë temë kohëve të fundit në faqet rozë.
Bukuroshja brune është në pritje të fëmijës së parë, së bashku me reperin e njohur, Ledri Vula.
Derisa po shijojnë pritjen, Sara ka zgjedhur që në rrjetin social Instagram të ndajë disa imazhe të papublikuara më parë.
Fotografia shihet që është shkrehur në stinën e verës, teksa shiheshin të veshur me plot stil.
“Nostalgjik, pasi në këtë kohë të pritjes nuk kemi çfarë të bëjmë tjetër”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkohë, postimi i saj mori mijëra komente e pëlqime nga fansa, kolegë dhe familjarë të saj. /Telegrafi/