Site icon Telegrafi

Sara Hoxha nostalgjike për kohën e vjetër, publikon imazhe nga shtatzënia

Sara Hoxha Foto: Instagram/sarahoxha

Blogerja e njohur, Sara Hoxha, javë më parë bëri të ditur lajmin se është bërë nënë për herë të parë.

Ajo së bashku me partnerin e saj, reperin Ledri Vula, u bënë prindër të një vajze që quhet Poem Blu.

Derisa në rrjetet e tyre sociale zunë vend imazhe të fëmijës, Sara tashmë duket se po ndihet nostalgjike për kohët e vjetra.

Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo është parë e veshur me të brendshme, imazh ky i realizuar gjatë kohës së shtatzënisë.

“Nuk e di pse nuk e publikova këtë më parë, por pasi nuk kam diçka tjetër, po e shpërndajë këtë”, ka shkruar në përshkrim.

Komentet e ndjekësve të saj nuk munguan, të cilët përshkruanin se sa e mrekullueshme dukej. /Telegrafi/

Exit mobile version