Blogerja e njohur, Sara Hoxha, është ndër personazhet më të komentuar në faqet rozë.
Bukuroshja brune nuk kursen postimet e përditshmërisë, duke i ndarë kështu me fansat e saj.
Në rrjetin social Instagram, Sara ka zgjedhur që të ndajë një eksperiencë që e ka përjetuar një vit më parë.
Bëhet fjalë për hedhjen me parashutë, që ajo e kishte provuar së bashku me partnerin e saj, Ledri Vula.
“Një vit më parë provova hedhjen me parashuta, ju rekomandojë”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ndërkohë, Sara dhe Ledri janë bërë prindër për herë të parë të një vajze, që quhet Poem Blu. /Telegrafi/