Site icon Telegrafi

Sara Hoxha fut trupin në allçi, ruan si kujtim vijën trupore gjatë shtatzënisë

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Do vetëm edhe pak kohë që fëmija i shumëpritur në familjen Vula të vijë në jetë.

Sara dhe Ledri duken shumë të emocionuar që do të bëhen prindër për herë të parë, teksa vazhdimisht i mbajnë të azhurnuar fansat me më të rejat rreth tyre.

Së fundmi, Sara duke dashur të mbajë kujtimet e shtatzënisë, ka realizuar diçka vërtetë të veçantë në trupin e saj.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

Ajo është futur në allçi, duke realizuar skulpturë hiret e saj trupore gjatë shtatzënisë, për t’i ruajtur si kujtim.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Sara ka publikuar në rrjetin social disa fotografi të gjipsit, ndërsa e ka cilësuar si një përvojë interesante këtë.

Foto: Sara Hoxha/Instagram

“Kjo ishte kënaqësi. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëjmë për ta mbajtur shtatzëninë kujtim? Do të të tregoj një ditë se çfarë kam ndërmend të bëj me këtë shtypje gipsi gjatë shtatzënisë. Nuk është bërë akoma”, ka shkruar Sara në Instagram. /Telegrafi/

Foto: Sara Hoxha/Instagram
Exit mobile version