Sara Gjordeni dhe Bardhyl Idrizi – Bardhi pritet të bëhen prindër për herë të parë.
Dyshja, të cilët u njohën në Big Brother VIP Albania 3, kanë njoftuar lajmin pak javë më parë.
Ndonëse modelja shqiptare është në muajt e parë të shtatzënisë, ajo duket se po e shijon shumë këtë periudhë.
“Nëna Nikol në muajin e tretë të shtatzënisë”, ka shkruar zeshkania.
Kjo ndërkohë është fotografia e parë e ish-konkurrentes me barkun e rrumbullakosur.
Të shumta qenë edhe komentet që ka marrë nga miqtë e ndjekësit në Instagram.
Përkundër se u kritikuan tejet shumë, Bardhi dhe Sara duket se kanë kaluar çdo sfidë bashkë. /Telegrafi/