Modelja e njohur shqiptare, Sara Gjordeni, po vazhdon të marrë vëmendje të madhe.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ndan me fansat vazhdimisht postime të ndryshme, duke mos munguar as me lajme e të reja në jetën e saj.
Këtë herë, bukuroshja ka zbuluar ndryshimin drastik që ka bërë në dukje.
Ajo është kthyer në bionde pasi prej shumë kohësh ka qenë zeshkane, duke bërë kështu një transformim të hatashëm.
Kjo pamje siç shihet i shkon shumë ndonëse nuk e kemi parë të tillë asnjëherë.
E njëjta po shijon lidhjen e re me reperin Bardhi, me të cilin u njoh në Big Brother.
Ata së bashku po presin një fëmijë. /Telegrafi/