Telegrafi

Sara Gjordeni eliminohet nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3, por kthehet me biletë kthyese

Modelja dhe prezantuesja Sara Gjordeni, është eliminuar nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania 3” pasi rezultoi të jetë me numrin më të ulët të votave në televotimin e kësaj jave. 

Të nominuarit e kësaj jave ishin fytyra të njohura të ekranit: prezantuesja e televizionit Roza Lati, gazetarja Ilnisa Agolli, si dhe gazetarja investigative, Ledjona Xheladinaj.

Por, fatmirësisht fati ishte në anën e saj, kjo pasi kur mbërriti në studio ajo hapi biletën e fatit, e cila qëlloi të jetë një biletë kthimi.

Lexo po ashtu Çikat e Kosovës të veshura kuq e zi në Big Brother VIP Albania

Sara Gjordeni ka qenë një nga konkurrentet më aktive dhe të diskutueshme të edicionit të tretë të “Big Brother VIP Albania”, duke u bërë edhe kryeqendra e diskutimeve për një simpati ndaj konkurrentit tjetër të shtëpisë, reperit Bardhi.

Marrëdhënia e saj me Bardhin ka ngelur ende si pezull, dhe reperi me origjinë nga Kumanova u pa shumë i mërzitur kur ajo la shtëpinë dhe njëherësh shumë i ngazëllyer kur ajo u kthye.

Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube

Përndryshe, nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 3 deri më tani janë larguar Alfio Rrotani, Drini Zeqo dhe Klodian Duro. /Telegrafi/