Telegrafi

Sapo zbriti në Aeroportin e Prishtinës, 41-vjeçarja vihet në pranga

Foto: Ilustrim

Sot rreth orës 10:02 është arrestuar një 41 vjeçare.

Siç njofton Policia e Kosovës, sapo ajo ka zbritur në aeroport, gjatë verifikimit është përcaktuar se e njëjta është e kërkuar më vendim të gjykatës në Pejë për vepër penal “Sulm”.

“E dyshuara do të mbahet në mbajtje deri në vendim të prokurorit”.