Telegrafi

Sapo kishin përfunduar lutjet e mesnatës, pesë persona plagosen nga të shtënat me armë zjarri në Toronto të Kanadasë

Pesë burra u plagosën në orët e para të së shtunës kur dikush hapi zjarr ndaj një grupi burrash që sapo kishin përfunduar lutjet e mesnatës në Scarborough, thotë policia e Torontos, Kanada.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të plagosurit janë të moshave nga 28 deri në 35 vjeç.

Zyrtari policor David Rydzik thotë se rreth orës 1 të mëngjesit, një grup individësh që festonin muajin e shenjtë islamik të Ramazanit u mblodhën në një parking për të diskutuar se ku të hanë.

Rydzik thotë se grupi u “sulmua rastësisht” gjatë të shtënave me makinë, duke shtuar se nuk ka asnjë informacion që sugjeron se viktimat janë përfshirë në ndonjë lloj kriminaliteti.

“Ndërsa ata ishin aty dhe po përgatiteshin të largoheshin, u dëgjuan të shtënat”, ka thënë Rydzik në një konferencë shtypi të shtunën pasdite.

“Fatkeqësisht pesë individë u goditën nga ata plumba nga ato që ne besojmë se erdhën nga ndoshta një automjet”.

Katër persona u gjetën në vendngjarje me plagë nga arma e zjarrit dhe u transportuan në spital me lëndime të rënda por jo të rrezikshme për jetën, thotë policia.

Personi i pestë, që gjithashtu pësoi lëndime jashtë rrezikut për jetën, shkoi vetë në spital.

Nadeem Sheikh, anëtar i bordit të Shoqatës Myslimane Scarborough, u ka bërë thirrje autoriteteve që të kapin të dyshuarit. /Telegrafi/