Fernando Santos ka folur fjalë të mëdha për sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.
Trajneri i Portugalisë e ka cilësuar Ronaldon si futbollistin më të mirë në botë, duke vazhduar se ai dëshiron të luajë gjithmonë për kombëtaren.
“Kur ke lojtarin më të mirë në botë është e vështirë”, ka thënë Fernando Santos para ndeshjes kualifikuese ndaj Andorrën.
“Cristiano është Cristiano – ai gjithmonë dëshiron të luajë për Portugalinë”, përfundoi trajneri i Portugalisë.
Ndryshe, Portugalia pret në shtëpi Andorrën në ndeshjen që luhet në 20:45 dhe është e vlefshme për ndeshjen e dytë kualifikuese për botërorin ‘Rusi 2018’. /Telegrafi/