Mbrojtësi italian, Davide Santon pritet të largohet nga Interi gjatë afatit kalimtar të janarit.
Hapësirat e pakta nën urdhrat e Stefano Piolit, kanë bërë që Santon të mendoi largimin.
Edhe pse pritet të largohet nga Inter, Santon mund të mbetet në Serie A.
Janë dy skuadrat italiane, Sassuolo dhe Sampdoria që po kërkojnë me ngulm shërbimet e mbrojtësit anësorë.
26-vjeçari ka kontratë me Interin deri në vitin 2018 dhe mund të largohet për pesë milionë euro. /Telegrafi/