Telegrafi

Santiana Maloku thumbon Bucin dhe Veronën: Kur ata duhet të të bllokojnë për të funksionuar lidhja e tyre

Santiana Maloku po vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuar në media e shtypin rozë.

Ajo bëri bujë në Big Brother VIP Kosova 2, e më së shumti për raportin me Ylli Dervishin.

Bukuroshja nga Gjakova pas mbarimit të këtij reality shou ka zbuluar se nuk flet më me Bucin.

Foto: Screenshot/Instagram

E një postim i fundit që ka bërë në InstaStory, ka bërë të mendohet se i është dedikuar atij.

Kjo pasi në këtë ka përfshirë edhe partneren e Yllit, Verona Osmanin, e cila i bëri surprizë në një nga netët e spektaklit.

“Kur ata duhet të të bllokojnë (në rrjete sociale), për të funksionuar lidhja e tyre”, kanë qenë fjalët e Malokut.

Santiana gjithashtu ka qenë duke shijuar një lidhje me partnerin e saj, Lirimin, për të cilin dihet shumë pak. /Telegrafi/