Site icon Telegrafi

Santiana Maloku dhe Buci shihen për herë të parë në shoqërinë e njëri-tjetrit që pas mbarimit të Big Brother

Foto: YouTube

Ish-konkurrentët e Big Brother VIP Kosova, Santiana Maloku dhe Ylli Dervishi, kanë qenë ndër më të komentuarit në edicionin e dytë.

Ata janë përfolur për çdo veprim në këtë reality shou, meqë u panë shumë të afërt e morën vëmendje me disa veprime.

Por, dyshja pas Big Brother u tha se kanë shkëputur raportet dhe se më nuk flasin.

Foto: Prive

Ata madje nuk janë parë më bashkë, duke shmangur çdo gjë, pasi kjo nuk përfundoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Lexo po ashtu E fejuara e Bucit, Verona befason me fjalët për Santianën

Prive ka siguruar një fotografi, ku bukuroshja nga Gjakova shihet afër Bucit në një prej klubeve në Prishtinë, ku edhe punon ish-banori.

Foto: YouTube

I njëjti më parë kishte deklaruar se nuk do t’ia ndalonte hyrje, vetëm në rast se Verona është sigurim te dera.

Fitues kujtojmë që sivjet u shpall ish-futbollisti nga Vitia, Lumbardh Salihu. /Telegrafi/

Foto: YouTube
Exit mobile version