Telegrafi

Santiana me deklaratë të fortë kundër Lindës: M’ka thënë që ka pasur marrëdhënie edhe me meshkuj edhe me femra

Gjatë spektaklit të sotëm (e premte), Santiana vendosi të flasë për një rast kur kishin folur për LGBTQ.

Ajo tregon që njëherë në dhomën e gjumit me Lindën, Ilirianën dhe Edonën kishin bërë pyetje mes vete të llojit “A do të kishit marrëdhënie me një vajzë”.

“Linda ka reagu në mbrojtje të LGBTS-së, që është krejt normale sepse Linda më ka thënë që ka pasë marrëdhënie seksuale me femra dhe me meshkuj” – deklaron Santiana.

Foto: Screenshot/YouTube

Ndërsa Linda nuk e pranon që ka thënë kështu. “Kam thënë që flirtoj me femra, nuk kam treguar se çfarë kam bërë më to” – e kundërshton Linda.

Santiana më tutje tregon që Shqipja ka dashur ta kërcënojë Lindën me këtë, sepse ka menduar që ka qenë sekret kjo gjë, por mua Linda më kishte treguar më herët. /Telegrafi/