Telegrafi

Santi Mina dënohet me katër vite burg për abuzim seksual

Gjykata e Almerias ka dënuar futbollistin Santi Mina me katër vjet burg për krimin e tij për abuzim seksual të një gruaje më 18 qershor të vitit 2017 në Mojacar (Almeria), megjithëse e ka liruar nga sulmi seksual, duke e përjashtuar nga çdo përgjegjësi krimi mikut të tij, gjithashtu një futbollist, David Goldar.

Gjykata e kryesuar nga gjyqtarja Tarsila Martinez shfajëson Minën nga krimi i sulmit seksual për të cilin prokurori kërkoi tetë vjet burg dhe prokuroria private nëntë vjet e gjysmë burg, duke e dënuar për një krim të abuzimit seksual.

Lexo po ashtu Sulm seksual: Santi Mina rrezikon deri në tetë vite burg efektiv

Sipas gazetës Marca, gjykata ka vendosur një dënim me katër vjet burgim, masë ndalimi prej 500 metrash për viktimën për 12 vjet dhe pagesën e dëmshpërblimit prej 50 mijë eurosh.

Nga ana tjetër, Goldar është shpallur i pafajshëm për veprën e sulmit seksual të akuzuar vetëm nga prokuroria private, pasi Prokuroria nuk ka vepruar kundër tij për këtë çështje, për të cilën ai është përballur edhe me nëntë vjet e gjysmë burg.

Rasti ndodhi në vitin 2017, në Mojacar

Ngjarjet ndodhën në verën e vitit 2017 në qytetin Mojacar të Almerias.

Mina, i cili ishte në Valencia në atë kohë, ishte me pushime me mikun dhe ish- shokun e tij të skuadrës në Celta Vigo, Goldar, aktualisht një lojtar skuadrës nga La Liga 2, UD Ibiza.

Ndryshe, Mina ka bërë 33 paraqitje në La Liga këtë sezon me Celta Vigon, duke shënuar 7 gola dhe tri asistime. /Telegrafi/