Sanksione të reja për krimin dhe urrejtjen, parashikon ndryshime dhe plotësime të dispozitave të Ligjit Penal, mbi të cilën po punon Ministria e Drejtësisë. Nga atje njoftojnë se po përgatisin propozim ligjin për ndryshime me të cilën përfshihen dispozitat me të cilat sanksionohen krimi dhe urrejtja, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Qëllimi i Ligjit është që të ketë pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare në sferën e krimit dhe urrejtjes”, thuhet në arsyetimin tashmë është vendosur në Regjistrin e Vetëm Kombëtar Elektronik të Rregullimeve në Republikën e Maqedonisë.
Megjithatë ndryshimet dhe plotësimet ende nuk janë shfaqur në faqen e internetit. /Telegrafi/