Telegrafi

Sane po punon me agjentin e ri për të kaluar te Bayerni

Leroy Sane ka gjetur një agjent të ri dhe është shumë afër që të kalojë te Bayern Munichu.

Anësori gjerman e kërkoi transferimin te Bavarezët, mirëpo Manchester City refuzoi shitjen e tij në verën e kaluar.

Por, tani Sane ka gjetur një agjent të ri dhe do të përfaqësohet nga LIAN Sports, që merret me menaxhimin e lojtarëve.

Sport1 dhe Sport Bild raportojnë se lojtari tani po punon në kalimin në Allianz Arena edhe pse është aktualisht i lënduar.

Sane në fillim të sezonit të kaluar i lëndoi ligamentet e gjurit, mirëpo tani është shumë afër që të rikthehet në fushë.

Citizens po kërkojnë mbi 100 milionë euro nga shitja e tij, e që Bayerni po refuzon të paguajë atë shumë. /Telegrafi/