Telegrafi

Sane mund të transferohet te Bayerni, ku pritet të nënshkruajë kontratë katërvjeçare

Leroy Sane (Foto: GettyImages/Guliver)

Bayern Munichu është shumë afër transferimit të Leroy Sane, pasi dëshira e këtij të fundit është që të largohet nga Manchester City.

Anësori gjerman nuk ka luajtur rregullisht në sezonin që e lamë pas të Ligës Premier, andaj është duke e kërkuar largimin nga skuadra angleze.

Pep Guardiola ia ka bërë me dije Sanes së është në planet e tij, mirëpo Bayerni ka filluar bisedimet, që sipas Kicker kanë bërë një ofertë të majme drejt anësorit.

Pep Guardiola (Foto: Mike Hewitt/Getty Images/Guliver)

Ylli i Kombëtares së Gjermanisë e di se në sezonin e ri do të ketë konkurrencë edhe më ashpër te Manchester Cityt, andaj është rrugës për ta pranuar ofertën e bavarezëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leroy Sane

Bayern Munichu pritet që t’i paguajë 80 milionë euro për transferimin e Leroy Sanes në afatin kalimtar veror, ndërsa do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare. /Telegrafi/