Telegrafi

Sane ka kryer njërën pjesë të testeve mjekësore te Bayerni

Leroy Sane Foto: Goal.com

Leroy Sane është shumë afër zyrtarizimit si lojtar i ri i Bayern Munichut.

Gjatë ditëve të fundit është raportuar për një marrëveshjes mes Manchester Cityt dhe Bayernit për transferimin e yllit gjerman, Sane në Bavari.

Tashmë ky transferim është afër kompletimit, pasi sulmuesi anësor ka arritur në Bavari për teste mjekësore.

Lexo po ashtu Guardiola: Sane donte largimin, do të ketë një kapitull tjetër në një klub fantastik si Bayern Munich

Sipas mediumit të madh gjerman Bild, Sane ka kryer pjesën e parë te testeve mjekësore gjatë mbrëmjes së djeshme (e mërkurë).

Ky medium shton se gjermani pjesën e dytë para zyrtarizimit do ta kryej gjatë ditës së sotme (e enjte).

Transferimi thuhet se do t’i kushtojë Bayernit 54.8 milionë funte apo rreth 60 milionë euro. /Telegrafi/