Site icon Telegrafi

Sane hedh poshtë zërat për transferim te Unitedi

Leroy Sane (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Ylli gjerman i Manchester City, Leroy Sane ka hedhur poshtë thashethemet që e lidhin atë me rivalët e qytetit, Manchester Unitedin.

Sane ishte i lidhur me një lëvizje shokuese te rivalë e qytetit, United.

Këto raporte të mediave erdhën duke pasur parasysh mungesën e kohës së lojës në këtë sezon nga sane.

Por, sulmuesi anësor gjermani beson se ai është në klubin më të mirë për zhvillimin e tij dhe një transferim në Old Trafford nuk do të ndodh.

“Kjo nuk do të ndodhë. Kjo nuk do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Sane për mediat angleze kur u pyetën rreth thashethemeve për një transferim te United.

“Kjo nuk do të ndodhë fare”.

“Jam vërtet i lumtur këtu dhe jam në skuadrën e duhur!”, përfundoi ylli gjerman.

Ndryshe, Sane ka qenë i lidhur edhe më një transferim të gjigantët italian të Juventusit. /Telegrafi/

Exit mobile version