Site icon Telegrafi

Sane dëshiron një transferim të shpejtë te Bayerni

Sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Leroy Sane është i prirur për t’u rikthyer në Gjermani te gjiganti Bayern Munich.

Sane u rikthye të hënën në stërvitje pas një mungesa disa mujore shkaku i dëmtimit.

Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se ai ka vendosur të largohet nga Liga Premier dhe destinacioni i preferuar është Bundesliga.

Lexo po ashtu Bayerni nuk heq dorë nga Sane, Hoeness flet për talentin gjerman

Sipas gazetës Bild, Sane po bën presion për një transferim te Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit.

City kërkoi 150 milionë euro për 23-vjeçarin kur u diskutua një marrëveshje gjatë verës, por kjo u refuzua nga Bayerni.

Gjiganti gjerman është e prirur për një marrëveshje më të lirë duke marrë parasysh se ai mund të marrë kohë më tej për tu rikuperuar. /Telegrafi/

Exit mobile version