Site icon Telegrafi

Sane dëshiron kalimin te Bayerni në janar

Sulmuesi anësor i Manchester Cityt, Leroy Sane thuhet se dëshiron të transferohet te Bayern Munich gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sane ka humbur gjysmën e parë të sezonit 2019-20 për shkak të një dëmtimi të rëndë në gju dhe nuk do të rikthehet në fushë deri në vitin e ri.

Megjithatë, ylli gjerman nuk ka të ngjarë të rikthehet tek ekipi i Pep Guardiolas pasi dëshiron kthimin në Bundesliga.

Lexo po ashtu Sane dëshiron një transferim të shpejtë te Bayerni

Sipas gazetës gjermane Bild, Sane ka vendosur dhe dëshiron të bashkohet me Bavarezët.

23-vjeçari do të preferonte të transferohej te Allianz Arena në janar, por është i gatshëm të presë deri në verë për të nënshkruar një largim nga Etihad.

Gjermani u kërkua edhe në verë nga kampioni gjerman, por një transferim prej 100 milionë eurosh dështoj të materializohet. /Telegrafi/

Exit mobile version