Telegrafi

Sane i bashkohet kampanjës së dy yjeve të Bayernit, dhuron gjysmë milioni euro për luftën kundër coronavirusit

Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane ka dhuruar 500 mijë euro për të ndihmuar shërbimet shëndetësore në luftimin e coronavirusit.

Sane ka bërë dhurimin për një fushatë të quajtur “We Kick Corona”, e cila u fillua nga shokët gjermanë të ekipit kombëtar Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich.

Dyshja dhuruan 1 milion euro gjatë të premtes dhe tani Sane u është bashkuar atyre për të siguruar fonde për të ndihmuar punonjësit socialë dhe shërbimet shëndetësore në Gjermani të përballen me virusin.

Lexo po ashtu Goretzka dhe Kimmich dhurojnë një milion euro për luftën me coronavirusin

Paratë e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar ata që preken nga sëmundja vrasëse – si dhe të sigurojë pajisje të reja spitalore.

“Të japësh dhe të ndihmosh njëri-tjetrin është rendi i ditës në këtë kohë. Në fushë ne mund të mposhtim këdo, por mund të mposhtim edhe coronavirusin”, ka thënë Goretzka. /Telegrafi/