Ylli i Manchester Cityt, Leroy Sane ka dhuruar 500 mijë euro për të ndihmuar shërbimet shëndetësore në luftimin e coronavirusit.
Sane ka bërë dhurimin për një fushatë të quajtur “We Kick Corona”, e cila u fillua nga shokët gjermanë të ekipit kombëtar Leon Goretzka dhe Joshua Kimmich.
Dyshja dhuruan 1 milion euro gjatë të premtes dhe tani Sane u është bashkuar atyre për të siguruar fonde për të ndihmuar punonjësit socialë dhe shërbimet shëndetësore në Gjermani të përballen me virusin.
Paratë e mbledhura do të shkojnë për të ndihmuar ata që preken nga sëmundja vrasëse – si dhe të sigurojë pajisje të reja spitalore.
“Të japësh dhe të ndihmosh njëri-tjetrin është rendi i ditës në këtë kohë. Në fushë ne mund të mposhtim këdo, por mund të mposhtim edhe coronavirusin”, ka thënë Goretzka. /Telegrafi/