Telegrafi

Sane arrin marrëveshje me Bayernin, tani i mbetet dy klubeve të diskutojnë për çmimin e lojtarit

Leroy Sane ka arritur më në fund marrëveshje personale me kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich.

Sulmuesi i Manchester City ka pranuar të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me rekordmenët gjermanë.

Sane te Bayerni do të bëhet lojtari me pagën më të lartë në klub, duke lënë mbrapa Robert Lewandowskin, Manuel Neuer e Thomas Mullerin.

23-vjeçari do të ketë një pagë vjetore bruto prej 18 milionë eurove në stinor në Allianz Arena.

Tani i mbetet dy klubeve Bayern e Manchester City që të arrihet një marrëveshje për kompletimin e transferimit të lojtarit.

Besohet se ky transferim Bayernit do t’i kushtojë pak më shumë se 100 milionë euro.

Kësisoj Sane përveç që do të bëhet lojtari me pagën më të lartë në Gjermani, do të jetë edhe transferimi më i shtrenjtë në histori të futbollit gjerman. /Telegrafi/