Site icon Telegrafi

Sandviç me bukë Ciabatta – pak përbërës e shumë shije!

Nëse veç ju pëlqejnë sandviçët se si i përgatisin në lounge bar, atëherë kjo recetë është idealja për ju.

Blogerja e njohur kosovare, meJehonën, e cila njihet për recetat e saja të shijshme e unike, ka sjell së fundmi recetën e një sandviçi të shijshëm që mund ta përgatitni në shtëpinë tuaj me bukën Ciabatta.

Për këtë sandviç, ju nevojiten:

– 1 pako bukë Ciabatta (mund t’i gjeni vetëm në Interex me çmim promocional)
– 400 gr filetë pule, e zier
– 3 lugë misër
– 3 lugë bizele
– 200 gr ajkë, Schmand
3 lugë majonez
– Lëngë limoni
– Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Fillimisht, bukët Ciabatta i piqni në furrë të parangrohur në temperaturë 220 gradë Celsius për 6-8 minuta.

Pastaj, në një enë e bëni bashkë ajkën, majonezën, lëngun e limonit (ose lëngë të trangujve turshi), kripën dhe piperin e zi. I përzieni mirë të gjitha.

Në një enë të thellë, i vendosni filetot e copëtuara ose të ndara në fije dhe i shtoni misrin, bizelet dhe salcën e përgatitur. I përzini të gjitha bashkë.

Me masën e fituar i mbushni bukët e pjekura.

Sandviçin e shërbeni me sallatë sipas dëshirës!

Exit mobile version