Telegrafi

Sandviç me Brotchen: Përgatitet për 10 minuta dhe ka super shije!

Blogerja e njohur e Instagram-it, MeJehonën, ka shpërndarë me ndjekësit e saj një recetë shumë të lehtë dhe të shijshme që mund ta përgatis secili person.

Bëhet fjalë për sandviçin me Brotchen, pesto dhe rukola.

Siç tregon blogerja, e cila njihet për aftësitë e saja të kuzhinës, buka Brotchen ka kore fantastike, tul të butë dhe aromë tërheqëse.

Përbërësit:

– Brotchen (i gjeni në INTEREX në dy versione – të bardha dhe integrale)
– Gjalpë, në temperaturë dhome
– Djathë
– Kaçkavall
– Proshutë
– Kërpudha të prera në feta
– Kripë, piper të zi dhe vaj ulliri
– Sallatë rukola
– Salcë pesto gjenoveze të gatshme
– Ullinj (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Fillimisht brotçet i lyeni me pak ujë dhe i piqni në furrë për 10-12 minuta në temperaturë 220 gradë Celsius.

Brotçet e pjekura i ndani në mes për së gjati, i lyeni me gjalpë dhe sipër vendosni kaçkavall, proshutë dhe kërpudha të fërguara me pak vaj, kripë dhe piper të zi.

Sipër e vendosni sallatën rukola dhe peston, ndërkaq e shërbeni me ullinj sipas dëshirës. Ju bëftë mirë!

Ku gjendet dhe cilat janë karakteristikat e bukës Brotchen?

Bukën Brotchen mund ta gjeni ekskluzivisht në rrjetin e supermarketeve INTEREX dhe është në kuadër të brendit francez Bonjour, e cila ka një çmim ekskluziv prej 69 cent.

Përveç bukës së bardhë, ju në INTEREX mund ta gjeni edhe Integral Brotchen, e cila piqet brenda 10 minutave dhe është shumë e shëndetshme.