Site icon Telegrafi

Sandro Tonali deklarohet për herë të parë si lojtar i Newcastles

Sandro Tonali ka kaluar zyrtarisht në radhët e Newcastle United nga Milani.

Magpies kanë paguar 70 milionë euro për kartonin e tij, ndërsa 10 milionë do të jenë në bonuse.

Pas transferimit, mesfushori italian ka thënë se është falënderues ndaj Newcastles për besimin e dhënë, ndërsa mezi pret t’i takojë tifozët.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sandro Tonali kompleton kalimin te Newcastle

“Para së gjithash, dua të falënderoj Newcastle United pasi më dhanë një mundësi të madhe për karrierën time”, ka thënë fillimisht Tonali.

“Dua të shpaguajë këtë besim të dhënë në fushë, duke dhënë gjithçka nga vetja, ashtu siç kam bërë gjithmonë”.

“Jamë shumë i entuziazmuar që do të luaj në St. James Park. Mezi pres të ndjejë ngrohtësinë e tifozëve”, ka thënë më tej italiani. /Telegrafi/

Exit mobile version