Evertoni është njëra nga skuadrat më aktive në afatin kalimtar të janarit.
Skuadra bardh e kaltër është gati ta bëjë edhe një goditje të madhe në afatin kalimtar të verës.
Sulmuesi spanjoll, Sandro Ramirez është pranë transferimit në Ligën Premier nga Malaga.
21-vjeçari ka shkëlqyer edicionin që lamë pas me fanellën e Malagës duke shënuar 14 gola dhe duke dhuruar pesë asistime.
Ish-anëtari i Barcelonës, pritet t’i bashkohet Evertonit për një shumë prej 20 milionë funteve.
Ai do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me klubin nga Liga Premier. /Telegrafi/