Site icon Telegrafi

Sandalet e shëmtuara që kanë çmim marramendës (Foto)

Industria e modës është nganjëherë e çuditshme dhe e pakuptueshme, ndërsa këto sandale po mendohet se janë kryefjala e bizares.

Së fundi janë hedhur në treg një palë çizme-sandale, të cilat janë shumë të rehatshme por tepër të shëmtuara, transmeton Telegrafi.

Kompania Teva ka bashkëpunuar me brendin a famshëm UGG Bots, për të krijuar këto veshje për këmbë që janë të hapura ndërsa kanë edhe këmbëza.

Materiali i poshtëm është punuar nga silikoni dhe goma shumë elastike, kurse përbrenda është veshur me lesh të deleve dhe neoprene, një material rezistent ndaj vajit, nxehjes dhe gërryerjes.

Megjithëse konsiderohen të pakëndshme për dukjen, janë shumë të rehatshme dhe praktike.

Por, për të blerë një palë këso sandalesh, duhet të paguhen jo më pak se 300 dollarë. /Telegrafi/

 

Exit mobile version