Jadon Sancho ka marrë vendimin për të ardhmen e tij dhe nuk do të rikthehet në Angli.
Edhe pse dukej se lojtari do t’i bashkohej Manchester Unitedit, ai së fundmi ka ndërruar mendim dhe dëshiron transferimin në Spanjë.
Sulmuesi anglez ka marrë vendim për tu transferuar në Real Madrid dhe tanimë këtë ia ka bërë të qartë Dortmundit sipas asaj që ka raportuar Don Balon.
20-vjeçari ëndërron të luaj në Santiago Bernabeu dhe Reali ka shprehur interesim për transferimin e tij.
Los Blancos nuk po arrijnë të nënshkruajnë me Kylian Mbappen dhe Sancho shihet si alternativa më e mira për repartin ofensivë.
Reprezentuesi anglez ka shkëlqyer me BVB duke shënuar 17 gola e duke bërë 19 asistime në 35 ndeshje zyrtare.
Reali është gati ta transferojë atë në Santiago Bernabeu dhe për këtë pritet t’i ofrojë Dortmundit 60 milionë euro si dhe shërbimet e dy futbollistëve, Achraf Hakimi e Brahim Diaz.
Edhe pse dëshira e lojtarit është transferimi në kryeqytetin spanjoll, kjo gjë ende nuk është vendosur nga Dortmundi, që po pret edhe oferta nga klubet tjera.
Chelsea, Manchester United, Liverpool, Barcelona dhe Paris Saint Germain janë skuadrat tjera të interesuar për anësorin fantastik, ndërsa Dortmund synon që të fitojë sa më shumë nga shitja e tij. /Telegrafi/