Telegrafi

Sancho apo Greenwood? Dilema 100 milionëshe e Manchester Unitedit

Manchester United duket se është në dilemë të madhe rreth Jadon Sanchos.

Djajtë e Kuq kanë një arsye të fortë për të qenë para një dileme të madhe, shkaku që janë në pyetje 100 milionë euro.

Skuadra angleze është duke tentuar të transferojë Sanchon nga Borussia Dortmundi në këtë verë, mirëpo pikëpyetja e madhe është e ardhmja e Mason Greenwood.

Talentin që rrjedhë nga akademia e tyre po shkëlqen në rikthimin e futbollit nga pandemia me coronavirus, duke shënuar në disa ndeshjet.

Së bashku me Bruno Fernandesin, Greenëood po kalon nëpër një formë jetësore dhe kjo ka ngjallur dilema te United se çfarë duhet të bërë në këtë verë.

Të transferohet Sancho apo të vazhdohet me talentin e tyre? Ole Gunnar Solskjaer ka besim të madh në lojtarin, por që ai nuk i ka të gjitha shpresat në të.

Brodi i klubit ngurron disi t’i shpenzojë 100 milionë euro në anësorin anglez, duke parë formën e lartë që po kalon Greenwood.

Por, trajneri norvegjez dëshiron të shpëtojë punën e tij dhe si opsion më të mirë e sheh transferimin e Sanchos dhe talentin tjetër anglez ta dërgojë në huazim te ndonjë skuadër nga Liga Premier. /Telegrafi/