Telegrafi

Sanchez zgjedh numrin e fanellës te Machester United, do ta bartë legjendaren me numrin 7

LONDON, ENGLAND - DECEMBER 28: Alexis Sanchez of Arsenaling the Premier League match between Crystal Palace and Arsenal at Selhurst Park on December 28, 2017 in London, England. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)

Alexis Sanchez do ta bartë fanellën me numrin 7 te Manchester United.

Klubi i United që udhëhiqet nga Jose Mourinhos, janë duke i prirë garës për sulmuesin 29 vjeçar dhe siç duket janë afër marrëveshjes për 35 milionë funte (39 milionë euro).

United po ashtu pritet ta bëjë Sanchezin lojtarin më të paguar në Ligën Premeir, me një pagë prej 30 milionë funte (33.7 milionë euro) në sezon.

City ishte afër të nënshkruante me lojtarin në verë për 60 milionë funte (67 milionë euro).

Alexis Sanchez drejt Manchester United (Photo by Michael Steele/Getty Images)

Pep Guardiola i ka kërkuar Ferran Sorianos dhe Txiki Begiristain, për një ofertë të fundit .

Por liderët e Ligës Premier thuhet nuk do të ofrojnë më shumë se 20 milionë funte.

Sanchez lë Arsenalin (Photo by Julian Finney/Getty Images)

Sipas ‘El Mercurio’, United janë afër që të nënshkruajnë me Sanchezin, ndërsa ti i kanë ofruar fanellën me numrin 7.

Fanellë legjendare kjo pasi atë e kanë bartur yje George Best, Eric Cantona, David Beckham dhe Cristiano Ronaldo,ndërsa i fundit ishte Memphis Depay, që ka kaluar te Lyon. /Telegrafi/