Telegrafi

Sanchez: Me Vidal jemi rritur së bashku, Lukakupo rritet nën drejtimin e Contes

Alexis Sanche ka folur para ndeshjes kundër Lazios, që zhvillohet në fundjavë, duke u ndalur edhe tek dy nga bashkëlojtarët e tij.

Ai foli për Arturo Vidalin dhe Romelu Lukakun, me të cilët njihet tash e një kohë.

“Vidal dhe unë kemi mësuar shumë gjëra së bashku, nga koha te Colo Colo deri te Kupa e Botës për U20, një përvojë e mrekullueshme që na lejoi të njiheshim edhe më shumë”.

“Tani jemi këtu dhe ai është rritur shumë si person dhe si lojtar”, ka thënë Sanchez për Vidalin.

Në intervistën e tij kilian foli gjithashtu edhe për sulmuesin belg Romelu Lukaku.

“Ai është gjithmonë një person pozitiv, i qeshur që i pëlqen të mësojë”.

“Çdo ditë ai nxjerr më të mirën dhe mund të shihni se si po rritet nën drejtimin e trajnerit”, ka thënë Sanchez. /Telegrafi/