Alexis Sanchez ka vendosur të largohet nga Arsenali në fundit të kampionatit.
Sulmuesi 28 vjeçar ka treguar formë të jashtëzakonshme me Topçinjtë, por që nuk dëshiron të qëndrojë më në këtë klub.
Sipas Starsport, Sanchez është duke e përgatitur një lëvizje te Sevilla pas mbylljes së kampionatit 2016/17.
Mësohet se sulmuesi kilian dëshiron të bashkohet me trajnerin e tij që e kishte në Kombëtaren e Kilit, Jorge Sampaoli.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, lojtari vetëm u ka treguar bashkëlojtarëve se ai do të largohet.
Sampaoli ka marr drejtimin e klubit spanjoll qershorin e shkuar, dhe momentalisht janë në pozitën e tretë në La Liga.
Real Madrid janë tri pikë para Sevillës, por kanë një lojë më pak se të besuarit e Sampaolit. /Telegrafi/