Sulmuesi i Interit, Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim potencialisht të rëndë të ligamentit të këmbës ndërsa ishte në detyrë ndërkombëtare me kombëtaren e Kilit.
Sanchez, i cili është i huazuar te Interi nga Manchester Unitedi u largua nga ndeshja duke çaluar pas një goditjeje në këmbën e majtë gjatë barazimit të mbrëmshëm 0-0 me Kolumbinë.
Një deklaratë e Federatës Kilian konfirmon sot se testet mjekësore treguan një “dislokim i tendinit” në nyjën e këmbës së tij.
Do të duhen më shumë teste dhe ai është dërguar përsëri në Milano për trajtim me stafin mjekësor të Interit.
🚨 Informe médico del jugador Alexis Sánchezhttps://t.co/2XqECrnISa
— Selección Chilena (@LaRoja) October 13, 2019
Formulimi i deklaratës sugjeron se është e mundur që operacioni të jetë i nevojshëm, në varësi të rezultateve të MRI (rezonancës magnetike).
30-vjeçari deri më tani ka bërë katër paraqitje me fanellën e Interit, duke shënuar një gol, ndërsa raportet e para thonë se mund të mungoj rreth dy muaj. /Telegrafi/