Ylli i Arsenalit, Alexis Sanchez po shtyn të bashkohet me Pep Guardiolan në Manchester City.
Alexis Sanchez po vëzhgon një transferim në City këtë verë, por agjenti i tij po përpiqet të inkurajojë kilianin që të bashkohet me Bayern Munichun, raporton The Sun.
Sulmuesi i Arsenalit duket i vendosur të largohet nga Emirates pasi Topçinjtë humbën mundësinë për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve për herë të parë në 21 vitet e fundit.
Sipas njoftimeve në Kili, 28-vjeçari po planifikon një largim nga klubi londinez dhe në tryezën e tij janë dy oferta serioze, përcjell Telegrafi.
Bayern Munich dhe Man City kanë nisur ofertat për Sanchez dhe duket se skuadra nga Liga Premier është favoritë për të marr nënshkrimin e tij.
Sipas gazetarit kilian, Maks Cardenas, Sanchez do të preferonte të luante lojën e tij në Etihad, por Topçinjtë hezitojnë shitjen e tij tek një rivali nga Liga Premier. /Telegrafi/